Fabio Quagliarella është gati të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij.
Juventus është skuadra që kërkon të sigurojë shërbimet e tij në merkaton e janarit për të rritur eksperiencën në qendër të sulmit që duket se po mungon nën këmbët e Alvaro Moratas.
Sulmuesi i Sampdorias po synon që në rast transferimi tek Zonja e Vjetër të nënshkruajë një kontratë me afat deri në 18 muaj, raporton Sky Sports.
Fabio Quagliarella edhe pse në moshën 37 vjeçare është një sulmues i spikatur italian në Serie A dhe do të konsiderojë mundësinë e rikthimit në Torino nëse i ofrohet një kontratë deri në vitin 2022.