Sokratis pranë transferimit tek Genoa!

Mbrojtësi i skuadrës së Arsenal, Sokratis është pranë arritjes së një marrëveshjeje që do ta transferojë atë tek skuadra italiane e Genoas, raporton kështu Gianluca Di Marzio.

Skuadra italiane është e gatshme që ti ofrojë mbrojtësit grek një kontratë me afat 2 vite e gjysmë në stadiumin Luigi Ferraris.

Sokratis ka kohë që nuk është më preferencë e parë për Mikel Artetan dhe këtë sezon situata e tij në Londër është aq e rëndë saqë deri më tani nuk ka zhvilluar akoma një ndeshje si titullar.

Sokratis më herët ishte përfolur se mund të rikthehej në Bundesliga ku interesim për të kishte shfaqur skuadra e Bayer Leverkusen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here