Carles Alena ka arritur një marrëveshje huazimi për tu transferuar tek skuadra e Getafes, raporton kështu RAC1.
Mungesa e minutave në formacionin e parë dhe pamundësia për ti gjetur një vend në skuadër kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës që të lëvizin në merkato dhe të huazojnë atë tek madrilenët e Getafes.
Getafe do të ketë shërbimet e tij deri në fund të këtij sezoni mirëpo nuk ka ndonjë opsion që do i lejojë atyre blerjen përfundimtare të shërbimeve të tij për shkak se Barcelona nuk ka hequr dorë përfundimisht nga talenti i saj.