Atletico shënjestron Dembelen!

Atletico Madrid ka identifikuar sulmuesin e skuadrës së Lyon, Moussa Dembele si një objektiv të rëndësishëm në merkaton e janarit, të paktën kështu raporton Foot Mercato.

Diego Simeone është një admirues i madh i sulmuesit francez dhe tashmë kërkon ta sjellë atë në Madrid për të zënë vendin e sulmues tashmë të larguar, Diego Costa.

Dembele këtë sezon ka pasur probleme në shënimin e golave pasi në 16 ndeshje ka arritur që vetëm njëherë të tundë rrjetën duke hyrë kështu në një krizë për finalizim në portë.

Dembele gjatë verës ka qenë një temë e nxehtë për shumë skuadra të mëdha europiane ku kërkohej edhe nga Tottenhm i Jose Mourinhos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here