Kryendeshja e gjiros së 16-të në Serie A do të jetë sfida mes Milanit dhe Juventusit.
Kampioni aktual kanë mbetur prapa në luftën për titull, ndërsa Rosonerët janë të renditur në kreun e tabelës me 37 pikë të grumbulluara.
Për shkak të përhapjes së Covid-19 në të dyja klubet, së pari mendohej se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.
Juventus në këtë ndeshje do të jetë pa yjet e skuadrës Alex Sandro dhe Juan Cuadrado që janë pozitiv me COVID-19.
Te Milani mungojnë Ibrahimovic, Rebic, Saelemaekers, Tonali, Gabbia dhe Bennacer.
Ndeshja fillon në ora 20:45.
Milan: Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Leao
Juventus: Szczensy; Frabotta, De Ligt, Bonucci, Danilo; Rabiot, Bentancur, Ramsey, Chiesa; Ronaldo dhe Dybala.