Duket se drejtuesit e skuadrës së Interit nuk e kanë përballuar aspak mirë humbjen e djeshme 2-1 ndaj skuadrës së Sampdorias pasiqë kishin mundësinë për të marrë kryesimin në Serie A pasi Milan humbi në derbin ndaj Juventusit 1-3.
Emri i parë që pritet të largohet është ai i sulmesit anësor kroat Ivan Perisic i cili nuk po arrin fare që të përshtatet në formacionin e Antonio Contes.
Në listën e largimeve është përfshirë gjithashtu edhe Roberto Giagliardini ku sidomos me lojën që tregoi në duelin e djeshëm dëshpëroi të gjithë ku nuk arriti të ndihmonte aspak skuadrën me paraqitjen e dobët.
Ndërsa Alexis Sanchez është emri i fundit në këtë listë.
Ky i fundit nuk po arrin aspak që të përshtatet me Lautaro Martinezin dhe ditën e djeshme mbushi kupën me një ndeshje shumë të dobët ku humbi gjithashtu edhe një penalti.