Florian Thauvin nuk e ka ndërmend që të qëndrojë më shumë se deri në fund të këtij sezoni tek Marseille pasi AC Milan po pret tek dera për të siguruar shërbimet e tij, raporton CalcioMercato.
Kontrata aktuale e Thauvin me skuadrën e Marseille pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe skuadra franceze tashmë është përgatitur për ta humbur atë me parametra 0.
Rossonerët janë duke u bërë gati për ti ofruar atij një kontratë 4 vjeçare pasi që tashmë janë skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë muaj të tërë që janë vënë në ndjekje të tij dhe merkatoja e ardhshme verore duket se do të shënojë fundin e kësaj maratone të merkatos.