Liverpool nuk do të ndërhyjë në merkato gjatë janarit!

The Reds raportohet se nuk do të jenë në kërkim të një qendër mbrojtësi gjatë muajit janar.

Liverpool me shum mundësi gjatë muajit janar nuk do të tentojë të transferojë asnjë futbollist, të paktën kështu raporton The Athletic.

Dëmtimet e Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez kanë bërë që mbrojtja e Liverpoolit të vuajë shumë mungesën e tyre mirëpo as edhe ky fakt nuk po bindë drejtuesit e kampionëve të Premier League të ndërhyjnë në merkato.

Këtë vendim e ka marrë bordi i cili nuk dëshiron investime gjatë muajit janar pasi opsioni i Fabinhos që është zhvendosur në qendër të mbrojtjes duket se është duke funksionuar mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here