Mesut Ozil duket se e ka tradhëtuar ish shokun e tij të skuadrës tek Real Madrid dhe padyshim njërin prej miqve më të mirë, Cristiano Ronaldon.
Kjo pasi portugezi i kishte kërkuar atij një transferim tek Juventusi ku do të mund të bashkoheshin përsëri në një skuadër ku për aq sa luajtën së bashku ishin të frikshëm me statistikat e tyre.
Turko gjermani mesa duket ka vendosur që ta refuzojë një mundësi për tu transferuar tek Juventus pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë tek gjigantët e Stambollit, Fenerbahce.
Detajet e kësaj marrëveshjeje akoma nuk janë bërë të ditura por tashmë një gjë është e sigurt, Ozil ka një skuadër të re pas më shumë se 10 muajve pa luajtur me skuadrën e Arsenalit.