Marrëveshja është arritur, ylli i Lazios bëhet Neroaxur.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për transferimin e Felipe Caicedos.
Pas prishjes së marrëdhënieve me drejtuesit e klubit, Lacialët e kanë nxjerrë në shitje Caicedon dhe Neroaxurët kanë përfituar menjëherë nga kjo mundësi.
Inter do të paguaj 7 milionë euro për kartonin e Caicedos, aq sa kërkon Claudio Lotito.
Neroaxurët janë në kërkim të një qendërsulmuesi për një kohë të gjatë dhe duket se Caicedo është ai që do të përforcojë skuadrën e Contes.
Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet të Hënën.