Ish ylli i skuadrës së Romës, Kevin Strootman ka vendosur për tu rikthyer përsëri në Serie A por kësaj rradhe tek skuadra e Genoas.
Kevin Strootman është shumë pranë transferimit tek skuadra e Genoas, ishte ky titulli që e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport shkroi.
30 vjeçari pritet që ti kryejë të gjitha testet mjekësore gjatë ditës së hënë dhe se skuadra e Marseille ka vendosur që ti paguajë një pjesë të pagës së tij.
Ky pritet të jetë transferimi i parë dhe ndoshta i vetmi për skuadrën italiane gjatë merkatos së janarit.