Shkëlqejnë Messi dhe Griezmann, Barcelona deklason Granadën në transfertë

Kur Messi është në formë, Barcelona nuk ndalet. Kur Messi dhe Griezmann janë në formë, Barca është e pathyeshme.

Ekipi katalanas fitoi me rezultatin 0-4 në transfertë kundër Grandas me dy golat e argjentinasit dhe dy golëshin e francezit.

Ndeshja nisi mirë me Griezmann që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 12′ pas një pasimi të Busquets për 1-0.

Skenën e mori Messi më pas me dy golat e tij njërin më të bukur se tjetrin, ndërsa pjesa e parë u mbylll 3-0.

Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë përveç golit të katërt të Griezmanit. Francezi dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Dembelesë.

Barcelona e ka nisur mirë vitin sepse merr fitoren e dytë radhazi. Katalanasit afrohen më shumë me Realin dhe Atleticon, në pritje të sfidave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here