Perez i zemëruar, Zidane largohet dhe italiani zë vendin e tij!

Real Madrid po kalon në një sezon pothuajse të dështuar deri më tani dhe kjo gjë nuk po i pëlqen aspak presidentit të kësaj skuadre, Florentino Perez.

Blerja prej 60 milinë eurosh e sulmuesit serb Luka Jovic dhe mospërfirshja e tij në formacion e parë të Zinedine Zidane ka ngritur shumë pikëpyetje të mëdha tek Perez i cili tashmë kërkon sqarime nga trajneri francez për ndoshta edhe çuarjen dëm të gjithë këtij investimi.

E njëjta gjë ndodhë edhe me Eder Militaon ku mbrojtësi ka një vlerë prej 50 milionë eurosh dhe ai nuk është në formacionin e parë të Los Blancos.

E gjithë kjo revoltë ka shumë mundësi që të përfundojë me shkarkimin e Zidane dhe emri i ri është gati për të marrë këtë përgjegjësi.

Bëhet fjalë për Massimiliano Allegri, ish trajnerin e AC Milan i cili është i gatshëm për të marrë detyrën e re me vullnet të plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here