Ylli i Topçinjëve ka marrë vëmendjen kryesore nga skuadra e Napolit për merkaton e janarit.
Napoli ka identifikuar futbollistin e Arsenalit, Kieran Tierney si një objektiv afatgjatë dhe Arsenal është e gatshme për shitjen e tij në këmbim të një shifre të caktuar parash, raporton The Telegraph.
Skuadra italiane mbeti shumë e zhgënjyer që nuk e transferoi mbrojtësin para se ky i fundit të transferohej tek Arsenal dhe tashmë po kërkon që të korrigjojë gabimin e mëhershëm.
Arsenal do ta ketë të vështirë për ta mbajtur atë akoma në skuadër pasi vetë futbollisti dëshiron një aventurë të re larg Londrës.