Milani do të luajë ndeshjen e sotme kundër Torinos të vlefshme për Kupën e Italisë.
Trajneri Stefano Pioli ka publikuar formacionin e tij dhe ka disa surpriza interesante.
Zlatan Ibrahimovic e nis si titullar pas më shumë se dy muajsh. Sulmuesi suedez do ta nisë nga minuta e parë. NJë surprizë tjetër është aktivizimi i Musacchios si titullar.
Mbrojtësi luan ndeshjen e parë të sezonit. Ai ka patur probleme me dëmtime dhe Pioli po i jep një mundësi shumë të mirë. Musacchio do të përpiqet të kapë shansin e tij.
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Musacchio, Romagnoli, Dalot; Calabria, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic