Lajm bombastik nga Italia.
E përditshmja italiane Reppubblica ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Inter rrezikon të penalizohet me heqjen e pikëve në renditje.
Inter nuk ka paguar pagat e korrikut, gushtit, shtatorit dhe tetorit.
Klubi ka vështirësi ekonomike në likuiditet dhe ka afat deri në muajin shkurt për të paguar pagat e lojtarëve.
Ditët e fundit madje është raportuar edhe për shitjen e klubit nga Suning dhe është e qartë se Neroaxurët janë në probleme.
Inter renditet në pozitën e dytë në Serie A me 37 pikë pas 17 ndeshjeve të luajtura.
Në rast se penalizohen me heqjen e pikëve, atëherë do të ishte një goditje e rëndë për Neroaxurët.