Klaas-Jan Huntelaar ka vendosur që të rikthehet përsëri tek skuadra e Schalkes për ta ndihmuar ish skuadrën e tij në luftën për të mbijetuar në Bundesliga, raporton kështu Bild.
37 vjeçari i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Ajax, ka shënuar më shumë se 120 gola për skuadrën gjermane gjatë viteve 2010-2017 sa ishte pjesë e kësaj skuadre.
Schalke momentalisht është në vendin e fundit në Bundesligë ku ka grumbulluar vetëm 7 pikë dhe ka vetëm 1 fitore në 15 ndeshje.