Sulmuesi i Interit nuk ka kurrfarë dëshirë që të rikthehet përsëri në Premier League.
Romelu Lukaku nuk ka asnjë qëllim për tu larguar nga Interi në mënyrë që ti bashkohet Manchester Cityt, raporton Express Sport.
Ish sulmuesi i Evertonit, Chelseas dhe Manchester United është përmendur kohëve të fundit se mund të rikthehet tek skuadra e Manchester Cityt gjë që bëri që të ndërhyjë vet futbollisti duke mohuar zëra të tillë.
Belgu është duke kaluar një sezon ëndrrash me Interin ku është padyshim sulmuesi kryesor i kësaj skuadre ku ka lënë në hije edhe Lautaro Martinezin.