Massimiliano Allegri është pranë rikthimit në krye të detyrës në Serie A dhe kësaj rradhe bëhet fjalë për skuadrën e Romës e cila kërkon që të shkarkojë Paolo Fonsecan.
Mirëpo skuadra e Romës mund ti ofrojë mundësinë Fonsecas që ta drejtojë skuadrën deri në fund të këtij sezoni pasi edhe Allegri do të preferonte që drejtimin e skuadrës ta merrte në fillim të sezonit të ardhshëm.
Kërkesa e tij për pagën është plot 7 milionë euro në sezon mirëpo për të fituar këtë detyrë ai mund të ulë ndjeshëm kërkesën e tij.
Roma gjithashtu është duke punuar edhe për transferimin e Reynolds i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga skuadra e Juventusit.