Liverpooli zhgënjen përsëri, Reds mposhten nga Burnley

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titull dhe duke humbur pozicione të tjera në tabelën e renditjes.

Kampionët e Anglisë e dominuan krejtësisht ndeshjen duke patur një mbajtje mbi 70% të topit, por Burnley u vendos shumë mirë mbrapa. Origi kishte mundësinë të kalonte vendasit në avantazh në minutën e 43′ por gaboi gjithçka i vetëm me portierin.

Pjesa e dytë vijoi me ritimin e së parës me të kuqtë që sulmonin, ndërsa Burnley që mbrohej mirë. Salah nuk ia doli të shënonte një rast ideal, ndërsa Burnley nuk fali.

Miqtë fituan një penallti që u kthey në gol nga Barnes në minutën e 83′ dhe morën 3 pikët e arta. Liverpooli ndodhet në vendin e 4 në renditje me 34 pikë dhe mund të parakalohet nga Tottenhami dhe Evertoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here