Sikur të mos mjaftontë dështimi në Superkupën e Spanjës, turpi në Copa del Rey (pasi u eliminua nga ekipi i kategorisë së tretë) Real Madrid tani do të duhet të bëjë pa trajnerin Zidane që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Veç kësaj, në një njoftim zyrtar, klubi ka bërë me dije gjendjen e Federico Valverde. Mesfushori uruguajan raportoi një dëmtim të muskulit të aduktorit përgjatë këmbës së tij të djathtë.
Kohët e rikuperimit nuk u zbuluan. Sergio Ramos dhe Carvajal do të mungojnë gjithashtu në ndeshjen kundër Alavés, me këtë të fundit që do të kthehet të stërvitet me grupin të hënën.