Manchester United ka arritur një marrëveshje për të lënë të lirë Jesse Lingard të largohet gjatë këtij afati kalimtar, raporton Telegraph.
Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar vëmendje të shtuar që këtë muaj mos të lihen shumë futbollistë për tu larguar pasi pjesa e dytë e këtij sezoni do të jetë shumë e ngarkuar me ndeshje të rëndësishme.
Megjithatë Lingard i ka bërë të ditur drejtuesve të skuadrës që kërkon të gjejë një skuadër ku mund të luajë rregulisht dhe Solskjaer është pajtuar me një gjë të tillë ku tashmë për të të interesuara janë skuadra si West Brom, West Ham dhe Newcastle United.