Topçinjtë janë në gjendje që të përdorin shërbimet e Guendouzit për të sjellë në Londër sulmuesin gjerman, Julian Draxler.
Arsenal është duke planifikuar transferimin e tij me anë të një shkëmbimi me futbollstin e tyre Matteo Guendouzi.
Paris Saint Germain ka shprehur gatishmërinë për të lënë të lirë sulmuesin gjerman të largohet dhe do të preferonte në këtë mënyrë të përfitonte shërbimet e një mesfushori kualitativ.
Arteta është duke synuar një rigjenerim të plotë të skuadrës gjatë këtyre muajve pasi pritet largimi i shumë emrave që më nuk janë në planet e tij dhe ardhje të reja pritet gjithashtu të mbërrijnë në Emirates Stadium.