Barcelona në ndjekje të Alonsos!

Barcelona ka identifikuar mbrojtësin e Chelseas, Marcos Alonso si një objektiv të rëndësishëm në merkato, raporton kështu Mundo Deportivo.

Gjigantët spanjollë mund të transferojnë 30 vjeçarin pas kërkesave të Ronald Koeman për të përforcuar më shumë repartin e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë ky nuk është objektivi i vetëm për skuadrën katalanase pasi në radarët e kësaj skuadre është gjithashtu edhe emri i yllit të Valencias, Jose Gaya i cili është 5 vjet më i ri sesa Alonso.

Barcelona është duke kaluar një krizë të frikshme financiare ku ditëve të fundit u publikua një lajm që borxhi i skuadrës katalanase ka arritur shifrën e 1 miliard eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here