Atalanta ka rikthyer interesimin e saj në ditët e fundit sa i përket transferimit të Viktor Kovalenkos nga Shakhtar Donetsk, raporton kështu Gianluca Di Marzio.
Duke marrë parasysh transferimin e Papu Gomez tek Sevilla, tashmë skuadra italiane në njëfarë mënyre është edhe e detyruar për transferimin e një mesfushori të ri me tipare sulmuese.
Transferimi i Kovalenkos nuk mendohet se do të jetë një punë e vështirë për skuadrën e Gasperinit mirëpo akoma nuk dihet çmimi që do kërkojnë ukrainasit për të.