West Ham e interesuar për blerjen e Laborde!

West Ham ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të skuadrës franceze të Montpellier, Gaetan Laborde, raporton kështu Le10Sport.

‘The Hammers’ janë duke kërkuar akoma për një zëvëndësues të Sebastien Haller, i cili u largua tek skuadra e Ajax gjatë këtij muaji.

Laborde në një moshë 26 vjeçare është objektivi kryesor për skuadrën londineze së bashku me sulmuesin e Reims, Boulaye Dia.

Nga ana tjetër Laborde e mirëpret një mundësi të tillë në karrierën e tij pasi Premier League do të ishte një mundësi e artë për karierën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here