Interi i ardhshëm me ose pa Antonio Conten në krye të skuadrës do të ndërmarrë reforma të thella në skuadër dhe priten shumë largime të futbollistëve gjatë kësaj vere.
Paga e tij prej 12 milionë eurosh dhe një kontratë deri më 2022 ka bërë që drejtuesit zikaltër ti japin edhe një mundësi tjetër italianit dhe sezoni i ardhshëm pritet të jetë me një skuadër komplet ndryshe nga kjo skuadër aktuale.
I pari që pritet të largohet është kiliani Arturo Vidal pasi mosha e tij 34 vjeçare nuk garanton shumë siguri për të ardhmen dhe Neroazzurët ngurrojnë që të paguajnë edhe për një sezon tjetër atë.
Emri i dytë është ai i Alexis Sanchez i cili ka dështuar të tregojë aftësitë e tija nën drejtimin e Contes.
Të padiskutueshëm për tu larguar janë gjithashtu edhe dyshja në mbrojtje, Ashley Young dhe serbi Kolarov.