Gjigantët spanjollë këtë verë mesa duket do të marrin vendimin për shitjen e sulmuesit të tyre që deri para disa muajve konsiderohej i pashitshëm për drejtuesit e kësaj skuadre.
Real Madrid ka vendosur që të nxjerrë në shitje Vinicius pasi sezoni 2020-2021 rezultoi që të jetë një dështim i vërtetë për të pasi në 17 takime ka arritur që të shënojë vetëm 2 herë.
AS raporton që Los Blancos po e shohin tani brazilianin si një futbollist që mund ti arkëtojë skuadrës një shumë të madhe parash dhe do ishte një frymëmarrje financiare për ta gjatë krizës financiare që po kalon skuadra.