Gareth Bale së shpejti mund të jetë përsëri problem për Real Madrid.
Uellsiani shpresonte “të rilindte” te Tottenham “i tij”, por gjërat nuk po shkojnë siç shpresonte: vetëm 15 paraqitje sezonale (vetëm një ndeshje e luajtur plotësisht) dhe më pak se 800 minuta në këmbë.
Mourinho e ka nxitur vazhdimisht që të kthehet në formë, duke marrë përgjigje jo saktësisht ngushëlluese; kështu, Spurs janë të gatshëm ta dërgojnë anësorin përsëri në Spanjë, ku megjithatë mund të ketë një problem në lidhje me statusin e tij të ri si një shtetas jo-BE.
Dhe ndër të tjera – siç thotë “Marca” – Bale nuk është i gatshëm të heqë dorë as edhe një qindarkë nga kontrata: ideja e një përfundimi të parakohshëm të kontratës që do të skadojë në qershor 2022 nuk duhet të merret në konsideratë.