Andrea Belotti ka vendosur që të mos rinovojë më kontratën me skuadrën e Torinos pasi do që të jetë pjesë e një skuadre të madhe në Itali dhe këtë gjë po e shikon Milani me kujdes të madh.
Sulmuesi aktualisht ka një kontratë që skadon në qershor të 2022 dhe këtë verë është mundësia e artë për Paolo Maldinin për ta sjellë atë në San Siro.
Tuttosport raporton se presidenti i skuadrës së Torinos është i gatshëm që të ulë çmimin e tij për ta shitur më lehtë në merkato dhe mos ta humbasë me parametra 0 gjatë verës së ardhshme.
Maldini tek Belotti po sheh zëvëndësuesin e Ibrahimovic pasi e ardhmja e suedezit nuk është shumë e sigurt dhe nuk dihet edhe për sa do të qëndrojë.