Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ndryshuar objektivin e merkatos.
Tekniku spanjoll kërkon me ngulm që të arrijë tek sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland. Ky i fundit pritet të largohet nga ekipi gjerman.
Dortmund duket shumë pak për potencialin e vërtetë të lojtarit të ri. Norvegjezi ndihet mirë te skuadra gjermane, por dëshiron që të hedhë një hap më të madh në karrierën e tij.
Haaland mbetet ndër sulmuesit më të mirë në Europë. I riu e ka konfirmuar veten dhe në arenën ndërkombëtare dhe në Champions Leaguen e sezonit të kaluar.