Conte tregon ‘muskujt’, Inter arrijnë një transferim 30 milionësh!

Interi i Antonio Contes i ka të qartë objektivat e saj në merkato dhe tani në shënjestër të tyre është vënë ylli i Lyon, Bruno Guimaraes, një mesfushor brazilian i lindur në 1997 në qytetin francez.

Futbollisti është njëri nga futbollistët kyç të skuadrës franceze gjatë këtij sezoni dhe vlera e tij arrin në 30 milionë euro dhe më herët ishte i përfolur për një transferim tek Atletico Madrid i Diego Simeones.

Përveç Barellas tek Interi që duket momentalisht i paprekshëm në listë për tu larguar janë emrat e Giagliardini, Eriksen dhe Vecinos ku në këtë mënyrë do të krijohet hapësira e duhur për blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here