Interi është duke kaluar një krizë të madhe dhe tashmë një ofertë nga fondi anglez i BC Partners është paraqitur dhe nëse kjo gjë pranohet atëherë do të ketë ndryshime të mëdha në skuadër.
Kjo kompani synon blerjen e shumicës së aksionëve të Neroazzurëve dhe pastaj do të ketë një revolucion në stafin drejtues ku largimet e para priten që të jen Antonio Conte dhe drejtori sportiv Beppe Marotta.
Në vend të Contes pritet të vijë Maurizio Sarri i cili pëlqehet shumë prej kohës kur ishte nën drejtimin e Chelseas.
Por me ardhjen e teknikut pritet që në Milano të zbarkojë edhe futbollisti i Chelseas, Emerson Palmieri i cili është një objektiv i kahmotshëm i zikaltërve.