Dortmund e pret një eksod futbollistësh gjatë verës!

Gjigantët gjermanë pritet që të humbasin disa lojtarë kyç gjatë merkatos së verës.

Borussia Dortmund po përgatitet për një eksod futbollistësh gjatë kësaj vere, është ky titulli i shkruar nga SPORT1.

Dortmund priten që të humbasin emra si Jadon Sancho, Raphael Guerreiro, Julian Brandt dhe Giovanni Reyna.

Këto largime priten të ndodhin për të balancuar ekonominë e skuadrës pas humbjeve të mëdha të shkaktuar nga kriza e COVID-19.

Humbjet e Dortmund pritet që këtë sezon të jenë rreth 75 milionë euro mirëpo këta të fundit nuk kanë ndërmend të humbin shërbimet e Erling Haaland.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here