Zërat për largimin e Nicolo Barellas nga Interi në verë sa vijnë e shtohen.
24-vjeçari është mesfushori më i mirë për momentin në Serie A dhe gjithnjë e më tepër gjigantë europian po shfaqin interesim për të.
Disa ditë më parë u raportua se Reali do të ofrojë 80 milionë euro për ta blerë kartonin e Barellas.
Mirëpo sot mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se në garë për Barellan është futur edhe Liverpooli.
Jurgen Klopp e pëlqen shumë italianin dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e tij. Reds planifikojnë që tia ofrojnë Interit dyshen Keita dhe Tsimikas.
Edhe pse erdhi te Liverpooli si një përfocim i madh, Keita nuk bën pjesë në planet e Klopp dhe Reds janë të gatshëm ta sakrifikojnë 25-vjeçarin për Barellan.
Tsimikas nga ana tjetër është mbrojtës i krahut të majtë dhe Inter kishte shfaqur interesim për të para se të transferohej te Liverpooli.
Mbetet ta shohim nëse Interi do ta pranojë ofertën e Liverpoolit.