Zërat për largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi sa vijnë e shtohen.
Portali i njohur spanjoll ‘Don Balon’, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus dhe Bayern Munich janë duke konsideruar një shkëmbim mes tyre.
Biankonerët dhe Bavarezët pritet të nisin bisedimet për një shkëmbim të mundshëm mes Ronaldos dhe Javi Martinezit.
Pirlo dëshiron përforcime në mesfushë dhe e pëlqen shumë Martinezin. Përveç Martinezit, Juventus do të përfitojë më së paku edhe 80 milionë euro nga ky operacion.
Zonja e Vjetër synon transferimin e Haaland me paratë e arkëtuara nga shitja e Ronaldos dhe janë të gatshëm ta shesin portugezin që në janar nëse arrihet marrëveshja me Bayernin.