Sezoni për yllin e Barcelonës merr fund?

Mund të ketë mbaruar sezoni i Philippe Coutinho te Barcelona.

Përveç problemeve fizike, duket se ka edhe arsye ekonomike mbrapa mundësisë për të mos e parë më brazilianin në fushë me fanellën blaugrana në këtë sezon.

Sipas Onze, ish-lojtari i Liverpool-it duket se është “viktimë” e bonuseve të mundshëm që klubi katalanas do të duhet t’u paguajë anglezëve nëse plotësohen kushte të caktuara.

Nga sa mësohet, mes Barçës dhe Liverpool-it luajnë 5 milionë euro. Dy klubet kanë një marrëveshje që parashikon disa bonuse në rast se braziliani do të luajë edhe 7 ndeshje në këtë sezon.

Sipas Onze, kjo është arsyeja pse lojtari nuk do të zbresë më në fushë me katalanasit në këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here