Manchester United synon të përfitojë nga problemet e Realit me kontratat e Raphael Varane dhe Sergio Ramos.
Ramos pritet të largohet nga Reali si futbollist i lirë, mirëpo konkurenca për të është e madhe dhe Djajtë e Kuq kanë kthyer vëmendjen kah Varane.
Varane ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe në verë francezi dëshiron largimin.
United synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Varane është objektivi kryesorë i Djajve të Kuq për merkaton e verës.
Për kartonin e Varane, United do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro, shifër kjo aspak problematike.