Siç raporton Transfer Window Podcast, Liverpool dhe Manchester United janë duke bërë gati ofertat e tyre që këtë verë njëra prej tyre të arrijë të transferojë mesfushorin e skuadrës së West Ham, Declan Rice.
Chelsea tashmë dihet që ka hequr dorë nga blerja e tij për shkak të investimeve të mëdha në merkato gjatë verës së kaluar dhe për skuadrën e Tuchel tashmë ai mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar.
Sezonin e kaluar Rice ishte njëri prej futbollistëve më të spikatur në merkato dhe e ardhmja e tij me shumë mundësi do të vazhdojë në Premier League por kësaj rradhe tek ndonjë skuadër e madhe angleze.