Interi po përgatit në qetësi derbin ndaj Milanit që do të luhet ditën e dielë, me zikaltrit që nuk kanë asnjë impenjim në Kupat e Europës, ndryshe nga kuqezinjtë.
Gjithsesi, përgatitjet duket se nuk po shkojnë dhe aq mirë.Skuadra e Antonio Contes luajti një ndeshje kundër Vis Nova Giussano, një ekip i Serie D.
Një test i organizuar për të parë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira ose që janë prapa me formën. Lajmi negativ vjen nga Stefano Sensi, i cili u detyrua të largohej për shkak të një problemi muskulor.
Në orët e ardhshme do të vlerësohen kushtet e mesfushorit për të kuptuar nëse ai do të jetë në dispozicion për derbin. Nga ana tjetër Arturo Vidal po punon veçmas ende dhe nuk mori pjesë në këtë ndeshje miqësore.