David Alaba ka konfirmuar largimin e tij nga Bayerni në fund të sezonit dhe austriaku sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Reali.
Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Reali synon tia rrëmbejë edhe një tjetër yll Bavarezëve.
Bëhet fjalë për Niklas Sulen. Los Blancos e kanë piketuar 25-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.
Sule ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2022 dhe është i joshur nga ideja për ta vazhduar karrierën te Reali.
Vlera e tij në treg është 40 milionë euro, por Bavarezët do të jenë të detyruar ta lënë të lirë për një shifër më të ulët në verë.