Juventus është gati për një transferim të madh gjatë kësaj vere dhe skuadra e Pirlos është duke e shqyrtuar shumë mirë këtë mundësi.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane i cili tashmë ka shprehur dëshirën që sezonin e ardhshëm të vazhdojë karierën tek ndonjë skuadër tjetër.
Mirëpo transferimi i sulmuesit anglez nuk do të jetë një mision i lehtë financiare pasiqë skuadra e Mourinhos për largimin e tij kërkon hiç më pak se 170 milionë euro.
Mirëpo skuadrën e Agnellit shpreson shumë tek ky transferim për shkak të dëshirës së vetë futbollistit për tu larguar.
Me shumicën e skuadrave europiane të fokusuara pas Haaland e Mbappes, Kane mund të jetë surpriza e vërtetë e kësaj merkatoje verore.