Manchester City ka deklaruar që tani nuk ka bërë asnjë ofertë në drejtim të Lionel Messit kur këtij kontrata aktuale i skadon në fund të këtij sezoni dhe largimi i tij nga Camp Nou është përfolur shumë.
Mediat në Spanjë raportuan për një ofertë të bërë nga Citizens në drejtim të argjentinasit mirëpo një gjë të tillë e hodhën poshtë menjëherë drejtuesit e kësaj skuadre duke thënë që nuk ka asgjë të vërtetë në këto deklarata.
Kujtojmë që 6 herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë pranë një transferimi tek skuadra e Guardiolës por në fund drejtuesit katalanas arritën ta bindin që ai të qëndrojë të paktën edhe për një sezon në Camp Nou.