Barcelona do të përfitojë katër milionë euro nëse Atletico kualifikohet tutje në Champions

Atletico Madrid ka paguar 7 milionë euro deri tani për Luis Suarez.

Siç ka bërë të ditur Sport, në marrëveshjen me Barcelona-n ishte përcaktuar se colchoneros do të paguanin menjëherë 5 milionë euro për transferimin.

Më pas janë bonuset e ndryshëm: 2 milionë janë paguar për ndeshjen numër 20 zyrtare, por katalanasit mund të marrin edhe këtr të tjerë nëse skuadra e Simeone-s do të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League në këtë sezon dhe atë të ardhshmin.

Madrilenët do të përballen në 1/8-at me Chelsea-n. Ndeshja e parë do të luhet më 23 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 17 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here