Sergio Busquets i cili ka peshë të madhe te Barcelona, mund të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit.
Edhe pse Busquets konsiderohet si legjendë te Barcelona, performanca e tij ka rënë dhe është në qendër të kritikave.
Busquets ka kontratë me Katalanasit deri në vitin 2023, ndërsa drejtuesit janë të gatshëm ta shesin 32-vjeçarin.
Interesim për spanjolin kanë shfaqur PSG, Manchester United dhe Inter, ndërsa vlera e tij në treg është 10 milionë euro.