Manchester City nuk konsideron shitjen e De Bruyne!

Manchester City as nuk do ta marrë në konsideratë për këtë vit shitjen e Kevin De Bruyne, raporton kështu Fabrizio Romano.

Spekulimet janë rritur shumë për largimin e tij për shkak të kontratës së tij në vitin 2023 mirëpo Citizens tashmë janë duke punuar për një rinovim me mesfushorin belg i cili është futbollisti kryesor i mesfushës.

Në 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon belgu ka kontribuar me 3 gola dhe plot 15 asistime për skuadrën e Guardiolës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here