Messi mbi të gjitha mund të qëndrojë tek Barcelona!

Largimi i tij ka një vit që është tema më e përfolur në futbollin europian mirëpo tashmë mundësitë që Leo Messi të qëndrojë akoma në Camp Nou po rriten çdo ditë e më shumë.

Më 7 mars do të mbahen zgjedhjet presidenciale tek Barcelona dhe favorit për të fituar është Juan Laporta, me të cilin argjentinasi ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Nëse zgjedhet Laporta atëherë ka shumë mundësi që ai të qëndrojë pasi ky i fundit ka premtuar një projekt ambicioz ku ka premtuar edhe transferimin e Erling Haaland.

E përditshmja spanjolle Marca deklaroi që 6 herë fituesi i Topit të Artë është shumë i interesuar që të vazhdojë qëndrimin tek skuadra katalanase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here