Mauro Icardi rikthehet në Itali!
Aventurës së Icardit te PSG duket se i ka ardhur fundi dhe argjentinasi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parisi në fund të sezonit.
Mauricio Pochettino synon transferimin e Harry Kane nga Tottenham dhe për Icardin nuk do të ketë vend në skuadër.
Icardi pritet të rikthehet në Itali, mirëpo kësaj rradhe tek rivalët e Interit, Juventus.
Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, Icardi dhe Juventus kanë nisur bisedimet dhe arritja e marrëveshjes është vetëm çështje kohe.
Juventus po vuan për një qendërsulmues, pasiqë Morata nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe Icardi do të ishte zgjidhja perfekte.
Icardi ka kontratë me PSG deri në vitin 2024, ndërsa Juventus do të duhet të paguaj 50 milionë euro për kartonin e tij.