Formacionet zyrtare: Borussia Monchengladbach – Inter

Borussia Monchegladbach dhe Interi i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin e dytë në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me barazimin 2-2, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të luhet takimi i dytë në stadiumin ‘ Borussia-Park’.

Skuadra gjermane për këtë ndeshje do të jetë pa lojtarët si, Elvedi, dhe Hofmann që janë të lënduar, derisa Bensebaini është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Nerazzurët nuk mund të llogarisin në Radja Nainggoan, Mattias Vecino dhe Pinamonti që janë të lënduar, derisa Arturo Vidal është i ndëshkuar me karton të kuq nga takimi me Real Madridin.

Monchengladbach kërkon fitore për të kaluar grupin, derisa Interi tenton që kalojë në Ligën e Evropës së paku. Gjermanët janë lider të Grupit B me tetë pikë, derisa italianët janë në të fundit me dy sosh, me Real Madridin që ka shtatë dhe Shakhtar Donetskun që ka katër.

Formacioni startues i Monchegladbachut: Sommer, Kramer, Thuram, Stindl, Plea, Wendt, Lainer, Lazaro, Jantschke, Ginter, Neuhaus.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Gagliardini, De Vrij, Lukaku, Martinez, Young, Barella, Darmian, Skriniar, Brozovic, Bastoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here