Juventus po e zhvendosë vëmendjen e saj ngadalë nga fusha tek merkatoja e verës pasi priten disa goditje të rëndësishme këtë verë për të ngjallur një skuadër që këtë sezon ka çaluar shumë.
Siç raporton Tuttosport, Juventus po tenton një goditje të dyfishtë në repartin e mesfushës dhe bëhet fjalë për Locatellin dhe Jorginhon.
Të dy emrat nuk janë të panjohur për skuadrën e Sarrit pasi që të dytë kanë qenë edhe më herët të kërkuar nga Zonja e Vjetër por konkretizimi i transferimeve mungoi.
Për Locatellin gara duket më e nxehtë pasi ditëve të fundit në garë për të duket se ka hyrë edhe Real Madrid ku çmimi i tij llogaritet diku tek 30 milionë eurot.